Korçë, Panariti: Dëmshpërblehen fermerët që janë prekur nga Gjuha Blu
Ministria e Bujqesise ka nisur nga Korça subvencionimin e fermereve të dëmtuar nga sëmundja e gjuhës blu. Qarku i Korçës rezulton më i prekuri dhe dëmet tek blegtorët janë më të mëdha se në zona të tjera të vendit.Për ministrin Edmond Panariti nuk do të ketë asnjë blegtor të pasubvencionuar deri ne fund të vitit.“Brenda vitit në do të kompletojmë të gjithëdëmshpërblimin financiar, për fermerët që kanë pasur humbje nga gjuha blu, por që këto janë të vërtetuara edhe me diagnozë laburatorike”, tha Panariti.Gjatë takimit qe Panariti zhvilloi me veterinere dhe blegtorë të qarkut tha se do merren masat që vitin e ardhshëm kjo sëmundje të mos rishfaqet.Qarku i Korçes ishte edhe zona ku gjuha blu u shfaq fillimisht për shkak se është zonë kufitare me Greqinë, vend i origjinë i sëmundjes.Përgjatë kësaj kohe janë vërejtur raste të hedhjes së bagëtive të ngordhura buzë lumenjve, duke rrezikuar shfaqjen dhe përhapje epidemish.