Rama, ironi në mungesë demokratëve "sherr" me ministrat e tij në Kuvend, ja pamjet
Tirane- Kryeministri Edi Rama ndërsa ka përsëritur sot fjalë për fjalë atë që tha pak ditë më parë për rishikimin e buxhetit, nga salla e Kuvendit ka zgjedhur pronat dhe legalizmet për të thumbuar rivalët politik që e kanë pasur në fakt në 8 vjet kartën kryesore të programit qeverisës.“Procesi i legalizimeve, do të ishte jo falas, ne do të na duhej që as më shumë dhe as më pak, por 1 miliard lekë ti kishim marrë nga procesi i legalizimit dhe ti vinim në dispozicion të kompensimit të pronarëve. Këtë vit ka ndodhur që nëse partia e madhe e pronave, bashkë me atë partinë e vogël të pronave që ishin në koalicion 8 vjet, në vitin 2009 që është viti i tyre elektoral, kanë vënë në dispozicion 1.25 miliardë lekë ne vëmë në dispozicion 1.3 miliardë lekë, pra 13 milionë dollarë”, tha Rama.Duke u kthyer te buxheti për të cilin ishte përfshirë në diskutim Kuvendi, Rama ftoi bashkëpunëtorët e tij që të mos vetëkënaqen.“Periudha e reformave është vetëm në fillimet e veta dhe se ky akt normative që ne votojmë sot na jep mundësi që thjesht dhe vetëm të marrim frutin e parë të këtyre reformave, por pa as më të voglin dyshim një frut i pamjaftueshëm për të thënë se keni bërë ndonjëgjë të madhe, në rast se nuk do të krahësohemi me ata që ikën, por duke u krahësuar me cfarë kemi premtuar dhe cfarë Shqipërie duam të kemi në fund të këtij mandate”, u shpreh Rama.Ndoshta pikërisht për këto arsye, shefi i qeverisë nuk i ka shmangur dot as para kamerave debatet me vartësist e tij ministra.Momentet e debatit të Ramës me Ministrat në Kuvend/ Foto-Video
Buxheti i 2014, rishikohet me rritje për herë të parë pas 5 vitesh. Shuma prej 32 mln dollarë që kanë tepëruar nga mos realizmi i investimeve të përcaktuara, do shkojë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, si dhe investime në infrastructure, shëndetësi,arsim e rend.