Video - Ja si lufton ushtria kurde kundër militantëve të Shtetit Islamik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2014, 16:01
Një video amatore e postuar në YouTube tregon pamje nga betejat që po ndodhin në qytetin kurd Kobani, ndërmjet forcave kurde dhe atyre të Shtetit Islamik.Qyteti i ndodhur pranë kufirit turko-sirian ka qenë fushëbetejë mes palëve, ditët e fundit. Të enjtën, forcat kurde raportuan se kishin arritur të zmbrapsin avancimin e militantëve të ISIS, të cilët kanë më shumë se një javë që duan të kapin qytetin. Nga luftimet, më shumë se 100 mijë kurdë janë larguar nga qyteti dhe fshatrat përreth, duke u drejtuar për në Turqi.Oranews.tv