Të burgosurit ndeshje futbolli, starton kampionati mes burgjeve të vendit
Fakti që jetën e kalojnë pas hekurave të burgosurit shqiptarë, nuk privohen nga aktiviteti fizik në burgje. Për këtë arsye edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka iniciuar një kampionat futbolli, që ka startuar nga minifusha e Institutit të Riedukimit në Fushë Krujë.Në fakt sportistët nuk janë lojtarë klasi, por të dënuar që kanë passion futbollin, ndërsa spektatorët janë rasti më të mirë janë gardianët dhe në rastin e ndeshjes së hapjes edhe drejtuesit e burgjeve.Kampionati përveçse është një mundësi e mirë për të dënuarit të lenë pak caste hekurat e qelisë është edhe një eveniment zyrtar që ka marrë edhe bekimin e Komitetit Olimpik Shqiptar.“Sot bëmë ceremoninë e hapjes së kampionatit të futbollit që do të zhvillohet midis gjithë institucioneve. Ky aktivitet nuk do të jetë as i pari as i fundit, pasi ne kemi në dorë një sërë projektesh, të cilat kanë për qëllim jo vetëm rehabilitimin e këtyre personave, por edhe për të bërë të mundur dhënien e aftësive apo profesioneve të caktuara”, tha drejtori i burgjeve.“Prania e FSHF do të jetë në çdo fushë, në çdo institucion me përkrahjen maksimale.”Ndeshja e parë ka qenë ajo mes burgut 325 dhe vendasve të Fushë-Krujës. Pikërisht të dënuarit më në gjendje të mirë sportive kanë rezultuar vendasit që edhe kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 8-4.Ndeshjet e tjera do të zhvillohen nga njëri burg në tjetrin, duke nxjerrë në fund skuadrën fituese, e cila do të kete një përballje me kombëtaren shqiptare të futbollit.