Rama në 'Huffington Post': Evropa ka nevojë për ne, ja pse Papa erdhi këtu
Tiranë – Kreu i Qeverisë shqiptare ka ndarë me botën, përshtypjen dhe mendimet e tij përse Papa Françeskut vendosi të vijë në Shqipëri, në një kohë kur Lufta III Botërore thuajse ka filluar, kur koalicioni anti-terror po lufton kundër Shtetit Islamik.Rama i ka botuar gjykimet e veta sot në “The Huffigton Post”, nën titullin: “Në kulmin e luftës, Papa Françesku jep një mesazh uniteti dhe shprese”, shkrim i ilustruar me një foto shumë domethënëse: Papa në Tiranë dhe pas tij, pritja me një pankartë ku shkruhet: Unë e Dua Biblën, unë e dua Kuranin, i dua të dy sepse jam shqiptar".Ndër të tjera Rama shprehet: “Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri këtë javë nxori në pah historinë e vendit tim. Por më shumë se kaq, ajo ishte një mesazh i fuqishëm për botën. Së pari, për shkakun se ai zgjodhi një nga vendet më të varfra të Evropës për të filluar turneun e tij evropian. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, ai zgjodhi një vend ku shumica myslimane bashkëjeton në paqe me të krishterët.Ai erdhi, si një udhëheqës universal shpirtëror dhe flamurmbajtës i përpjekjes njerëzore kundër paragjykimeve dhe ndarjeve mes njerëzve sipas besimit, përkatësisë etnike apo prejardhjes sociale dhe u prit nga të dyja palët, të krishterë dhe myslimanë pa dallim. Kjo është një mrekulli e rrallë në botën gjithnjë e më të trazuar dhe të frikësuar në të cilën jetojmë.”Mesazhi që Papa dërgoi në botë është me rëndësi jetike në këtë kohë, sepse, siç ai ka deklaruar, Lufta e III Botërore ka filluar tashmë. Kur kokat e prera të njerëzve të pafajshëm të vrarë janë përdorur si mbartës mesazhi ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj, ne duhet të shohim se kjo është një luftë e ngjashme me atë kundër një epidemie vdekjeprurëse që përhapet pa dallim të kufijve, konventave apo rregullave të vendosura.Lufta kundër kësaj murtaje të pështirë që po kërcënon botën tonë, lirinë tonë, të drejtat tona si qenie njerëzore dhe aspiratat tona si shoqëri e vendeve demokratike mund të luftohet vetëm së bashku. Ballkani ka nevojë për Evropën. Por Evropa ka nevojë për Ballkanin. Kjo shumë, unë besoj, është një arsye pse Papa erdhi këtu, prania e tij për të dhënë këtë mesazh.”ar.sh/Oranews.tv