Fier, të gjitha ndërtimet anës lumit Gjanicë do të hidhen përtokë

Fier-  Lumi Gjanica, i njohur për përmbytjet që i shkakton Fierit, do të jetë qendra e vëmendjes për ta rehabilituar deri në fund të këtij viti.Të gjitha ndërtimet anës lumit do të hidhen përtokë. Kryetari i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj tha se aktualisht po bëhet verifikimi i objekteve të ndërtuara përgjatë lumit Gjanica për të përcaktuar ato që preken nga projekti dhe që do marrin dëmshpërblim.“Të gjitha ndërtimet me dhe pa leje që ndodhen në të dyja anët e lumit Gjanicë do të hidhen përtokë, pasi do të fillojë zbatimi i projektit për reabilitimin e lumit Gjanicë dhe ndërtimin e shëtitoreve në të dyja anët e këtij lumi. Po komunikojmë me zyrën e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshmn për të përcaktuar se kush janë objektet e çertifikuara. “ tha kryebashkiaku.Sipas tij Fierit, janë akorduar fonde edhe për rikonstruksionin e shkollave dhe  infrastrukturën rrugore.Vlera e projektit të lumit Gjanica shkon afërsisht në 50 milionë lekë duke përjashtuar shpronesimet e objekteve që preken, pasi ende nuk dihet mumri i ndërtesave që janë të hipotekuara. Ky  projekt ka edhe mbështetjen e një kompanie kineze.[caption id="attachment_386381" align="alignnone" width="466"]Projekti per lumin Gjanica Projekti per lumin Gjanica[/caption]