Itali, alarm për bombë, evakuohet godina e bashkisë së Milanos

Tirane- Është evakuar plotësisht rreth orës 13:10 godina e bashkisë së Milanos, pas një alarmi për bombë të ardhur nga një telefonatë anonime.Policia e qytetit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen verifikimet përkatëse.Edhe kryetari i bashkisë, Xhuliano Pisapia, i cili ndodhej në godinë për një takim pune, është larguar.32