Sulmi ndaj IS kërkon vite, SHBA: Shkatërruam baza strategjike

Lufta kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik mund të zgjasë disa vjet, deklaroi dje zëdhënësi i ushtrisë amerikane.Kundëradmirali, John Kirby, gjithashtu tha se që me sulmin e parë të kryer në Siri, kapacitetet shkatërruese të ISIS janë prekur rëndë.Më parë, Presidenti Barac Obama falenderoi shtetet arabe për ndihmën që i dhanë SHBA-së, ndërsa sekretari i shtetit, John Kerry, pranoi se ishin më shumë se 50 shtete kishin rënë dakord të luftonin.Gjatë sulmeve mendohet se kanë mbetur të vrarë 70 militantë të Shtetit Islamik, 50 të tjerë të lidhur me grupimet e Al-Kaedas, por edhe 8 civilë."Mendojmë se kemi goditur objektivat që kishim. Por për t'i dhënë fund do të kërkojë përpjekje serioze. Besojmë se do të duhen disa vjet", u shpreh ai.Ndërkohë, nga sulmet amerikane në Siri duket se ka gjetur vdekjen edhe lideri i grupimit Al-Nusra, fraksion i Al-Kaedës, Abu Jusuf Al-turki, ose i njohur ndërkombëtarisht si Turku.Lajmin e konfirmuan vetë pjestarët e organizatës me një postim në twitter, edhe pse zyrtarisht autoritetet nuk kanë mundur ta verifikojnë.