“Marubi”, fatet njerëzore në "Anormal Life",“Electric Indigo”dhe “The Mass of Men”

Tiranë- Jetesa e vështirë e një gruaje e cila ka në ngarkim një barrë të madhe vdekjen e vajzës së saj 11-vjeçare, e duhet të jetojë çdo ditë me të dhe kjo sepse dy fëmijët ë saj kanë nevojë për të.Filmi "Anormal Life" i Mikala Krogh, i cili zgjati për rreth një orë ka në thelb të tij dhimbjen e një nënë, e cila e përballon jetën me dinjitet krenari duke ruajtur me kujdes vlerat e familjes çdo ditë.“Electric Indigo”e Jean Julien Collette është filmi dokumentar i cili vë përballë një adoleshente pa mama, e cila referencë të vetme ka dashurinë e dy baballarëve heteroseksualë të bashkuar në një lidhje martesore.Historia tregohet nga vajza, e cila çdo ditë përballet me përbuzjen e bashkëmoshtarëve të saj për shkak të martesës së prindërve.Fundi i filmit tregon se vajza pas shumë peripecish arrin të ecë përpara e në fund të gjejë edhe dashurinë e jetës së saj.Një tjetër film i shfaqur në kinemanë "Marubi" është edhe “The Mass of Men” e regjisorit Gabriel Gauchet.Një film i cili ka në thelb çmendurinë njerëzore, e cila arrin deri në vrasje. Vrasje për shkak se kërcënohet të mbetet pa punë e si rrjedhojë edhe pa një kafshatë bukë për të ngrënë.I ndjerë i kërcënuar, vrasja e personit që i bëri presion të thellë për personazhin mbetet i vetmi opsion.Për publikun e pranishëm nëpërmjet imazhit mesazhi përcillet në formën e duhur.Filma me tema të ndryshme, por që në thelb kanë vetëm një qëllim, lartësimin e figurës njërëzore dhe përballimin e sfidave edhe pse në forma të ndryshme.