Nata e dytë te “Marubi”, si mund të falimentosh duke marrë kredi

Në ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut në akademinë “Marubi” u shfaq premiera e filmit "Marry to the Swiss Franc", Martur me frangën zviceriane, e regjisorit Arsen Dremoviç.Një film, i cili përballë shtetit ligjor vë pesë personazhe të cilët dikur kanë qënë biznesmenë të suksesshëm, ndërsa sot për shkak të kredive në franga zviceriane jo vetëm janë të rrënuar, por janë të detyruar që për shkak të kohëzgjatjes të lënë edhe fëmijët e tyre të zhytur në borxhe.Indiferenca e shtetit ligjor përballë qytetarëve të saj..Në filmin dokumentar ka vuajtje, divorce deri edhe vdekje për shkak të stresit dhe mospërballimit të tij.Personazhet në dokumentar pritën për shumë vitë që shteti të reagonte, por më kot. Pas një qeverie erdhi tjetra dhe sërish asgjë.Të gjendur përballë këtyre vuajtjeve, të gjithë të prekurit nga kreditë, interesat e të cilave rriteshin çdo ditë e më shumë dhe shteti nuk bënte asgjë, vendosën formimin e një shoqate për të kërkuar të drejtat e tyre.Një shoqatë e cila shkoi deri në protesta masive, pjesë e së cilave u bënë edhe punonjësit e administratës publike.Qeveria më në fund e mori përgjigjen e saj:Regimin e qytetarëve të cilët kërkuan të drejtat e tyre.