"Fshati i Bukur", krimet e luftës në ish-Jugosllavi në 70 min film

Tiranë- "Fshati i Bukur" është një film dokumentar,i cili në thelb të tij ka vuajtjet njerëzore dhe qëndresën shpirtërore përballë saj.Historia e filmit tregohet nga vetë producenti, Kemal Prevanic,i cili në fjalën e mbajtur në akademinë “Marubi” theksoi faktin se duke qënë një nga përjetuesit e krimeve të rënda të luftës në ish-Jugosllavi ndihet me fat që është gjallë për ta treguar atë për brezat e rinj.“Jam shumë i lumtur që jam këtu.Në film kam treguar një experiencë personale dhe siç shihet ndihem me fat që jam ende gjallë. Gjithçka është e dokumentuar sepse gjeneratat e reja kanë nevojë ta dinë të vërtetën e luftës jo vetëm nëpërmjet librave, por nëpërmjet një personi që i ka vuajtur realisht”.Filmi dokumentar ka vetëm një qëllim, sensibilizimin për të drejtat e njeriut. Ngjarjet në filmin dokumentar janë një histori tragjedie shkatërrimtare, të cilën fqinjët serbë e kanë kryer kundër fqinjëve të tyre myslimanë.Historia e treguar nga Kemal tregon dhimbjen dhe përjetimet në kampet e përqëndrimit, nga të cilat ai ka mundur të dalë i gjallë."Fshati i Bukur" është një film dokumentar me regji të Dave Evans dhe zgjat rreth 70 minuta.