Sheraton 11 vjet në Shqipëri, festa mbledh personalitete të shumta

Tiranë- 11 vjet më parë Hotel Sheraton erdhi në Shqipëri duke ofruar një realitet të ri.Sot 11 vjet më pas, Sheraton është një pikë referimi për të gjithë në Tiranë.Ndaj edhe këtë përvjetor, Sheraton bëri bashkë në një pritje, personalite të larta të jetës politike, ekonomike e sociale në vend.Drejtuesit falenderuan klientët për besnikërinë.Klientët u shprehen të kënaqur me shërbimet që ofrohen dhe theksuan se Sheraton tashmë është bërë si shtëpia e tyre.Mbrëmja ka kaluar në atmosferë festive nën tingujt e muzikës klasike.