Durrës, hidhet në erë godina në ndërtim,pronë e 5 vëllezërve kuksianë

Durrës-Një shpërthim i fuqishëm ka hedhur në erë një godinë në ndërtim, në fshatin Fllakë të Durrësit, pronë e 5 vëllezërve nga Kukësi.Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës. Për fat të mirë, nuk pati persona të lënduar nga shpërthimi që dyshohet të jetë kryer me tritol.Godina ishte e destinuar për një aktivitet biznesi dhe ishte e papërfunduar. Vëllezërit me mbiemrin Neza me origjinë nga Kukësi janë vendosur së fundmi në zonën e Durrësit.Mësohet se dy prej tyre jetojnë në Britaninë e Madhe, ndërkohë që pista e hetimit mbetet ende e papërcaktuar.Policia e Durrësit ka marrë në pyetje familjarë dhe persona të njohur me vëllezërit Neza, por pa ndaluar asnjë për shpërthimin me eksploziv.