Ekuinoksi i Vjeshtës, pamjet e para në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2014, 08:50
Mëngjesin e djeshëm në Shqipëri dhe në të gjithë hemisferën veriore ka hyrë zyrtarisht vjeshta. Ajo do të zgjasë 89 ditë, deri në 3 minuta pas mesnatës së 22 dhjetorit, kur edhe fillon stina e dimrit. Fotografi Albert Myftaraj ka fokusuar me aparatin e tij pamjet e para të vjeshtës në vende të ndryshme të Shqipërisë.