Papa Françesku “arreston” ish-nunin e Santo Domingos, akuzohet për pedofili
Vatikan- Pas vizitës së tij në Tiranë, Papa Françesku ka firmosur arrestimin e një nuni apostolik. Një arrestim në Vatikan, është dhe një rast i pa preçedent.Me vendim të Papa Françeskut është arrestuar 66-vjeçari, Józef Wesolowski, i cili prej vitit 2008 shërben si nun apostolik në Republikën Dominikane, pasi akuzohet për pedofili.Lajmi për arrestimin e tij është bërë publik nga Federico Lombardi, zëdhënës i Vatikanit, i cili shoqëroi Papa Françeskun në vizitën e tij në Shqipëri."Iniciativa e organeve gjyqësore të Shtetit të Vatikanit zbaton kërkesën e bërë nga Papa që një rast i tillë kaq i rëndë dhe delikat të zgjidhet pa zvarritje, duke iu përmbajtur rigorozitetit të nevojshëm dhe duke ndërmarrë përsipër përgjegjësinë e organeve të Selisë së Shenjtë"- dekalroi Lombardi.Wesolowski është arrestuar dje pasdite pasi akuzohet për pedofili. Mediat e huaja shkruajnë se Prokuroria ka në dorë shumë dëshmi dhe pamje filmike nga orgjitë e tij me të mitur, disa prej të cilëve vetëm 8 vjeç.