Nga shtëpiake e dëshpëruar në këshilltare të Obamës
Nga shtëpiake e dëshpëruar në këshilltare e presidentit të SHBA-ve. Duket se kjo do të jetë e ardhmja e Eva Longoria, aktores nga Teksasi, e lindur nga prindër meksikanë.37-vjeçarja, tashmë larg të qënit e dëshpëruar, duket se është bërë zëdhënësja e re e komunitetit latin të Amerikës.I takoi asaj të bashkëdrejtonte komitetin e organizimit të ceremonisë spektakolare të inaugurimit në të cilën Obama u betua për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.Një detyrë e rëndësishme që në sytë e amerikanëve e ka bërë ikonën e re të fuqisë latine në korridoret e kryeqytetit.Eva, në profilin e saj në Twitter, e ndjekur nga 5 milionë persona, personifikohet si aktore, aktiviste dhe e ndërgjegjshme për limitet e saj.Ajo i është rikthyer universitetit, ku do të studiojë për shkenca politike, për të rikuperuar boshllëkun e krijuar gjatë karrierës së saj si modele dhe aktore.Kjo është një mënyrë për ti treguar të gjithëve se përveçse është e bukur, është dhe një grua që është përgatitur për të qeverisur.