Turqi, rrufeja godet avionin, motorri merr flakë në ajër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2013, 09:23
Një avion i linjës Stamboll-Izmir, është goditur nga rrufeja pak minuta para uljes në tokë. Në avion ndodheshin rreth 112 persona, të cilët janë përfshirë nga paniku kur kanë parë flakë në krahun e djathtë të avionit.Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe veç tmerrit të përjetuar, pasagjerët nuk kanë pasur probleme serioze. Kompania ajrore ka konfirmuar për mediat turke incidentin e ndodhur dy ditë më parë, por pa dhënë shumë shpjegime të mëtejshme mbi atë çka ndodhi.Videoja amatore e bërë nga një prej pasagjerëve tregon për aftësinë e pilotit për të ulur avionin me një motorr.