Brazil, 3 ditë zie kombëtare për viktimat nga zjarri

Brazili do të mbajë 3 ditë zi kombëtare për 231 personat që humbën jetën në një klub nate pas shpërthimit të zjarrit në qytetin Santa Maria, mbrëmjen e së shtunës.Zjarri nisi nga performanca në skenë e një grupi muzikor. Autoritetet braziliane theksojnë se shumica e viktimave ishin studentë, të cilët vdiqën të mbytur nga tymi.Ky ka qenë zjarri më vdekjeprurës në vendin amerikano-latin që prej 5 dekadash.Brazili shtyu një ceremoni festive që duhet të mbahej sot pasi duhen edhe 500 ditë nga nisja e Kupës së Botës që do të zhvillohet në këtë vend.Presidentja Dilma Rousseff ndërpreu një vizitë në Kili dhe po viziton të mbijetuarit në spital.Zyrtarët kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendohet se shumë prej viktimave nuk kanë mundur të largohen nga klubi pasi e vetmja dalje emergjence e tij ishte jo funksionale.