Nis viti i ri shkollor në Kosovë

Kosovë -Ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë. Shkollat janë hapur pavarësisht se shumica prej tyre kanë qenë në proces restaurimi dhe prej ditësh ishte ngritur shqetësimi se në disa prej tyre mësimi do të fillonte me vonesë. Drejtoresha e shkollës “Faik Konica", Kumrije Sahiti, ka deklaruar për mediat kosovare, se kanë punuar intensivisht që mësimit të fillonte sot."Asnjë parregullsi, ora fiks tetë mësimi ka filluar, të gjitha dhe çdo gjë në rregull. Me një angazhim shumë të madhë që shfrytëzoj rastin edhe t'i falënderoj punëtorët që e kanë kryer një punë shumë të madhe, ka qenë një punë shumë e madhe, projekte shumë të rëndësishme por në fund është arritur që mësimi të fillojë me kohë dhe çdo gjë ka qenë në rregull, edhe planet edhe klasat, edhe ndarja e orëve edhe me të gjitha përgatitjet nivel të duhur" - tha Sahiti.Nderkohë nxënësit janë shprehur të lumtur për rikthimin në bankat shkollore.Matlinda nxënëse pranë kësaj shkollë shpehet: "Unë jam Matlinda Bakiu dhe dita e parë e shkollës është shumë e gëzueshme sepse të gjithë nxënësit vijnë në shkollë pas pushimeve, të cilat kanë kaluar dhe janë gëzuar, kanë pushuar. Tani ne kemi ardhur në shkollë për të mësuar. Jam shumë e kënaqur me shkollën dhe me arsimtarët të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer dhe na mësojnë ashtu siç duhet"."Unë jam Valerina Bekliqi dhe ditën e parë të shkollës kam kaluar shumë mirë deri tani. Sot jemi njoftuar me mësuesit dhe kemi diskutuar rreth vetës, si e kemi emrin dhe kemi diskutuar rreth lëndëve" - tha Valerina, një tjetër nxënëse.Edhe drejtoresha e shkollës "Naim Frashëri" shprehet se nuk ka asnjë problem që do të pengonte mbarëvajtjen e mësimit në shkollën që ajo drejton."Sa i përket shkollës sonë, çdo gjë ka filluar me kohë, mbarë, dhe nuk kemi pasur telashe më në fund as teknike. Shkolla është e përgatitur mjaftë, kemi hapësirë të mjaftueshme, në fakt punojmë me dy ndërrime por është e mjaftueshme edhe hapësira edhe teknikisht ka qenë krejt në rregull, e pastrime dhe çdo gjë tjetër" - u shpreh drejtoresha Sahiti.