Shqiptari ish-anëtar i IS në gjyqin gjerman, pritet dënim i butë

Gjermani- Një shtetas gjerman me origjinë shqiptare i akuzuar që vjet nga autoritetet gjermane se është pjesëtar i grupimit terrorist Shteti Islamik ka dalë para gjykatës së Frankfurtit.20-vjeçari, i lindur në Gjermani, por me të dy prindërit nga Kosova, akuzohet se ka luftuar me militantët në periudhën korrik-dhjetor 2013.Prokuroria gjermane tha që Kreshnik. B (në foto) ka udhëtuar në Siri bashkë me persona të tjerë për të luftuar për Shtetin Islamik dhe pasi është pajisur me armatime atje, ka kryer detyra të ndryshme si vëzhgues, infermier dhe gjithashtu është marrë me rekrutime luftëtarësh të tjerë në qytetin Alepo. Sipas tyre ai ka marrë pjesë edhe në tri beteja.Germany Terror TrialAvokati i tij, Mutul Gynal, tha para trupit gjykues: "I akuzuari po vuan trauma psikologjike nga stresi". Por, ndërsa hyri në sallë, i veshur me të zeza, Kreshniku buzëqeshte.Pritet që gjykata t'i japë një masë të butë dënimi Kreshnikut, duke qenë se ai nuk kishte qenë asnjëherë i arrestuar më parë dhe pritet të bashkëpunojë me autoritetet.Mendohet se reth 400 shtetas i janë bashkuar militantëve në Irak dhe Siri nga Gjermania dhe rreth 40 kanë humbur jetën atje, disa edhe në sulme vetëvrasëse.8Por më shumë se 100 vetë besohet të jenë rikthyer. Prokurorët deklaruan se nuk mendonin që Kreshniku të jetë duke planifikuar ndonjë sulm në vend.Javën e kaluar Gjermania i ka shpallur të paligjshme simbolet dhe propagandimin e Shtetit Islamik, ndërsa të hënën edhe Austria ka deklaruar se do të bëjë të njëjtën gjë.