SHBA dhe NATO stërvitje në Ukrainë, në lindje të vendit vijojnë ende luftimet
Ukrainë- Rreth 1.300 trupa nga 15 vende të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të NATO-s kanë filluar një stërvitje ushtarake në Lviv, në perëndim të Ukrainës.SHBA thonë se stërvitja ishte planifikuar para krizës aktuale në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ende vazhdojnë të luftojnë me rebelët prorusë.Rreth 200 trupa amerikane janë duke marrë pjesë në stërvitje ushtarake, në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, 1.000 km larg zonës së konfliktit në lindje.Stërvitja do të mbledhë sëbashku trupa nga disa shtete anëtare të NATO-s dhe nga vendet e ish-bllokut sovjetik që janë pjesë e NATO-s. Gjatë fundjavës, Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Valeriy Heletey, tha se vendet e NATO-s kanë filluar armatosjen e vendit të tij në luftën kundër rebelëve.Ai nuk ka saktësuar llojin e armëve apo vendet e përfshira në këtë operacion, edhe pse disa prej anëtave të NATO-s kanë mohuar një deklaratë të tillë.NATO thotë se Rusia ende ka rreth 1.000 trupa të armatosur rëndë në lindje të Ukrainës dhe rreth 20.000 më shumë në afërsi të kufirit.Por Rusia mohon ndihmën me armatime apo trupa ndaj rebelëve prorusë. Vendimi i NATO-s pason shqetësimin në rirtje të aleancës në përfshirjen e Rusisë në konflikt.Ndërkohë pavarsisht armëpushimit të 5 shtatorit, përleshjet midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe rebelëve janë përshkallëzuar në qytetin lindor ukrainas të Donetskut, ku të dielën rrezikuan jetën edhe monitoruesit e OSBE-së.Shefi i misionit të OSBE-së në Ukrahinë, Aleksander Hug, tha për gazetarët se të paktën 40 mortaja u hodhën fare pranë makinave të tyre.Që nga nisja e luftimeve në muajin prill, rreth 3000 persona kanë humbur jetën dhe qindra kanë braktisur shtëpitë e tyre.