Suedi, opozita social-demokrate fiton zgjedhjet, humb Reinfeldt
Suedi - Opozita e kryesuar nga Partia Social-Demokrate ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura dje në Suedi, duke mundur aleancën qeverisëse të kryesuar nga Kryeministri Reinfeldt.Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare 2014 , Partia Social-Demokrate ka fituar më shumë se 31%, rezultati më i lartë ky nga të gjitha partitë e tjera. Duke llogaritur edhe votat e Partisë së Gjelbër dhe Partisë së Majtë, koalicioni ka në total 43.5% të votave, ndërsa qeveria e qendrës së djathtë fitoi 39.5%.Kreu i social-demokratëve Stefan Lofven është gati të drejtojë vendin si Kryeministri i ardhshëm i Suedisë, duke u shprehur i lumtur per rezultatin.“Unë jam shumë i lumtur që ne më në fund kemi një qeveri të re në Suedi, - tha ai. - Kishte ardhur koha që kjo të ndodhte, edhe pse disa janë të trishtuar për suksesin tonë. Unë shpresoj se do të arrijmë të formojmë një qeveri së shpejti.”Ndërkohë, një rezultat surprizë ishte për partinë antiemigracion të ekstremit të djathtë, e cila mori 13% të votave, kurse Kryeministri aktual, Fredrik Reinfeldt, njoftoi se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas rezultave zhgënjyese.“Populli sudez ka bërë zgjedhjen e tij në favor të opozitës, - tha Reinfeldt. - Aleanca do të vijojë udhëtimin e saj, por pa kontributim tim. Për këtë arsye unë do të jap dorëheqjen nga partia, e cila do të drejtohet në të ardhmen nga një pasues.”Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të dalin më 20 shtator dhe parlamenti i ri do të mblidhet më 29 shtator. Më vonë pritet edhe rezultati për shqiptarët, që kandidojnë në parlamentin suedez, ku Adnan Dibrani, Aurora Pirraku-Errikson e Adrian Kaba kandidojnë për social-demokratët, kurse Arba Kokalari, Shkurte Xhemaljli dhe Naim Murseli për aleancën e Kryeministrit në detyrë Rainfeldt.Oranews.tv