Basha uron nxënësit nga gjimnazi “Eqerem Çabej”: Sytë nga brezi i ri

Kryetari i PD, njëherësh edhe kreu i Bashkisë së Tiranës ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor nga shkolla “Eqerem Çabej” në kryeqytet, aty ku edhe përuroi rikonstruksionin e kësaj shkolle.Kryebashkaku uroi nxënësit, duke theksuar se "sytë i kemi nga brezi i ri i shqiptarëve europianë."Basha në fjalën e tij u ndal në punimet e kësaj shkolle, duke i kujtuar nxënësve se shkolla “Eqerem Çabej” është një nga shkollat që i është nënshtruar rindërtimit dhe se nxënësit do kenë mundësi të mësojnë në një shkollë më ambiente të reja."Shpresoj që kjo dëshirë e madhë për të rifilluar shkollën, t'ju zmadhonte më shumë, nga fakti që ju jeni një në 3 shkollat e kryeqytetit tërësisht të rindërtuara, pra futeni në një shkollë me ambiente të reja, me palestër të re, me laburatorë të rinj. Sigurisht me mundësinë për miqësi dhe shoqëri të reja, por pa harruar ato të vjetrat, por mbi të gjitha me një përkushtim të ri, për përgjegjësinë tuaj kryesore; atë të nxënies, të mësimit, përgjegjësi që e keni para vetes tuaj në rradhë të parë, pastaj për familjen tuaj dhe natyrisht edhe për qytetin ku jetoni, për këtë vend që sytë e shpresës i ka te brezi i ri i shqiptarëve europianë, siç jeni ju dhe të gjithë nxënësit e Tiranës dhe Shqipërisë. Duke ndarë me ju emocionet e ditës së parë të shkollës, më lejoni tju uroj një vit të mbarë dhe suksese."