BE ‘braktis’ Kosovën në mes të krizës politike, Zhbogar: S’ndërhyjmë
Diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë vazhdojnë të shprehin qëndrimin se nuk do të përzihen në krijimin e institucioneve të reja, pavarësisht se kanë kaluar me shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff thanë se është demokratike shtyrja e formimit të institucioneve, sikurse ndodh edhe në vendet tjera.Zbogar tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën që të lëvizë drejtë formimit të institucioneve, por duke ritheksuar se nuk do të interferojnë në këtë proces, por do t’ua lënë në dorë vet partive politike parlamentare që t’i zgjidhin institucionet.“Kemi pasur deri me tani një proces demokratik, kemi pasur zgjidhje demokratike. Mendoj se Kosova nuk dëshiron të ketë ndërhyrje. Kosova ka dëshmuar që janë të gatshëm që të krijojnë institucione demokratike” ka thënë Zbogar, informon lajme.netUnë mendoj se nisur nga perspektiva e jonë në Britani të Madhe dhe duke parë shembuj nga vendet rreth Evropës, ato që janë dhe nuk janë brenda BE-së, them se shtyrja e formimit të institucioneve është shumë normale. Pra, nuk mund të themi se kjo paraqet një krizë institucionale”, tha Cliff.Këto komente u bënë në një manifestim për shënimin e “Ditëve të Trashëgimisë Kulturore”, që u mbajt në stacionin e trenit në Prishtinë.