Referendumi në Skoci, Salmond akuza Britanisë: Po frikëson votuesit

Sondazhet e të premtes për fatin e referendumit për pavarësinë e Skocisë, tregojnë se mbështetësit janë 4 %  më lart se ata që duan shkëputjen nga ishulli britanik.Anketat  e YouGov thonë se unionistët që dëshirojnë të mbesin në Mbretërinë e Bashkuar janë  51 % ndërsa ata që duan shkëputjen e Skocisë janë 48 %, ndërsa nga anketat e Guardian, rezultojnë 51 %  pro dhe 49 kundër.Pasi dy bankat britanike , Lloyds dhe RBS me seli në Edinburgh thanë se do të zhvendosin zyrat në Londër nëse Skocia voton pro largimit, ministri i parë i skocezve Alex  Salmond akuzoi qeverinë britanike për orkestrimin e një fushate për të larguar huadhënësit e korporatave.Në një përpjekje për të fituar përsëri mbështetje për bashkim, Partia Laboriste  dërgoi  dhjetëra ligjvënësve në Skoci, ku ajo është e vetmja forcë politike që rivalizon nacionalistët skocez.Udhëheqësi i Laburistëve Ed Miliband u bëri thirrje përkrahësve të tij se një përgjigje JO  do të thotë më shumë kompetenca për Skocinë që janë premtuar nga të tre partitë  kryesore në parlamentin britanik.Fushata kundër largimit nga Mbretëria e Madhe mbështetur nga tre partitë kryesore politike në parlamentin e Ëestminster-it, thotë se Skocia është më e begatë dhe e  sigurtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe se një Skoci e pavarur do të përballet me pengesa serioze financiare dhe ekonomike.