Përplasen dy avionë amerikanë në Paqësor

Dy avionë ushtarakë të Marinës Amerikanë janë përplasur me njëri-tjetrin mbi oqeanin Paqësor. Nga incidenti ka mbetur i plagosur një pilot, ndërsa një tjetër është në kërkim nga forcat e shpëtimit.Marina raportoi se avionët FA-18 po patrullonin mbi aeroplanmbajtësen "Carl Vinson" gjatë pasdites kur ndodhi edhe aksidenti, ndërsa mjeti po lundronte drejt Gjirit Persik për të zëvendësuar aeroplanmbajtësen tjetër, "George Bush", e cila po kryente misione në Irak.Nuk dihen ende arsyet e përplasjes, por Marina po heton, ndërkohë që operacioni i kërkimit vazhdon.