Londër, princ Herry luan rugby në një karrocë me rrota

Princ  Herry ka marrë pjesë në një lojë rugby  në “Lojërat Invictus” që po zhvillohet  në Londër për ushtarët e dëmtuar gjatë shërbimit të tyre.Në një karrocë për invalid, paraqitet nipi i Mbretëreshsë Elisabeth së bashku me kushërirën e saj Zara Phillips.Djali i dytë i princit Charles dhe Princeshës Diana, shënoi pas 12 sekonda  lojë dhe çoi  ekipin e tij në një fitore 8 me 6.Në ceremoninë e inagurimit ai u shpreh i emocionuar se historitë e këtyre personave do të na inspirojnë dhe kanë provuar se asgjë nuk është e mundur.Në këto lojërat do të marrin pjesë më shumë se 400 konkurrentë nga 13 vende të ndryshme dhe do të  konkurrojnë në një varg disiplinash përfshirë atletikë, gjuajtje me hark, kanotazh dhe basketboll.Harry, aktualisht shërben në Ushtrinë Britanike, dhe ishte iniciatori për Lojrat  Invictus në Londër 2014,  duke ju referuar një eventi të ngjashëm për të plagosurit e personelit të shërbimit ushtarak në lojërat “Warrior”, në Shtetet e Bashkuara.“Lojrat Invictus” do të zhvillohen nga data 10 deri më 15 shtator.