Mediat në Kosovë: Tetë shqiptarë të vrarë në Irak, një nga Shqipëria
Tetë xhihadistë shqiptarë raportohen të jenë vrarë në Irak gjatë një sulmi ajror ku gjetën vdekjen gjithsej 11 veta.Lajmi publikohet në Faqja online e gazetës "Zëri" në Kosovë e cila bën publike dhe emrat me të cilën njiheshin në Irak 8 shqiptarët.Nga një sulm ajror u vranë 11 xhihadistë, 8 prej të cilëve janë shqiptarë , 6 nga Kosova, njëri nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria.Tashmë lufta në Siri dhe Irak u ka kushtuar jetën e disa shqiptarëve të cilët janë bashkuar Shtetit Islamik IS, një grup që ka lidhje me organizatën terroriste Al Kaedën.Ebu Aishe është personi i vrarë nga ShqipëriaTë vrarët kosovarë janë:1. Ebu Sofjani2. Ebu Samiri nga Mitrovica3. Ebu Ubajde4. Ebu Jusufi - Zeqir Qorraj5. Abdurrahman - Liridon Sadiku6. Ebu Sara - Sinan MujiEbu Uvejs shqiptari nga Maqedonia edhe ky i vrarëGrupe që luftojnë në Siri dhe Irak po përdorin rrjetet sociale për të rekrutuar luftëtarë përfshirë dhe shqiptarë, për organizatën militante që është zotuar për besnikëri ndaj Al Kaedës.Ndërkohë, Kongresi dhe Senati amerikan i ka dhënë mbështetje planit strategjik të Obamës për të goditur militantët në Siri dhe Irak.Gjithashtu, sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka marrë konfirmin për mbështetje nga disa vende arabe në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.Ndërsa, Rusia nga ana tjetër e ka cilësuar si agresion vendimin e presidentit amerikan për të sulmuar me bombardime në Siri.