SHBA del “huq” me Turqinë, vetëm ndihmë humanitare nga Ankaraja
Përpos përplasjeve dhe pakënaqësive dypalëshe të kohëve të fundit, kryesisht për modelin qeverisës të ish-kryeministrit Rexhep Taip Erdoan, SHBA dhe Turqia arritën një marrëveshje për të punuar bashkarisht kërcënimin që paraqet grupimi militant ISIS.Gjatë takimit të djeshëm në Ankara mes sekretarit amerikan të shtetit, Xhon Kerri, dhe tashmë presidentit Erdoan, u ra dakord se Turqia është në gatishmëri të plotë për të ndihmuar SHBA-në, edhe pse kryesisht në ndihmë humanitare dhe jo e përfshirë në veprime ushtarake. Palët ranë dakord edhe që të mbështesin opozitën siriane në përpjekjet e tyre pr të rrëzuar presidentin Asad. Gjatë ditës, Kerri u takua gjithashtu edhe me kryeministrin turk, Ahmet Dautollu dhe ministrin e jashtëm, Mevlyt Çaushollu.Në konferencë për shtyp pas takimit, Kerri tha se Ankaraja dhe Uashingtoni do të vazhdojë të bisedojmë për çështjen e Shtetit Islamik dhe mënyrat për të mëbshtetur qeverinë irakiane. "Brenda pak ditësh do të organizojmë edhe një forum për luftën ndaj terrorizmit, në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara", tha Kerri. "Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë partner të rëndësishëm, por jo vetëm në NATO. Kemi shqetësime të përbashkëta me atë që po ndodh në Libi, Mali, Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe sigurisht në Irak. Kështu që kemi mjaft tema për të diskutuar".Turqia nuk është e gatshme të marrë pjesë në operacionet ushtarake, ose edhe të lejojë kryerjen e tyre nga bazat e saj në Inxhirlik, Dijarbakir dhe Malatja, për shkak të 49 personave me kombësi turke që mbahen peng nga militantët e IS, të rrëmbyer në konsullatën turke në Mosul në muajin qershor. Minsitri i jashtëm Çaushollu, theksoi se vendi i tij është gjithnjë i gatshëm të kontribuojë me ndihma humanitare për të mirën e rrajonit.Ndërkohë, presidenti amerikan, Barak Obama, ka caktuar gjeneralin e marinës, Xhon Alen, për të drejtuar oiperacionin e koordinuar ndërkombëtar për të mposhtur Shtetin Islamik, Alen më parë ka qenë komandant i forcave amerikane në Afganistan.