Rrëshen, hyn mes sherrit të ndihmojë shokët, thikë në zemër 18-vjeçarit

Rrëshen -  Një 18-vjeçar humbi jetën mbrëmjen djeshme pas një sherri të nxitur nga "pse më shikon" mes shokëve të tij dhe një grupi tjetër të rinjsh.Viktima është  Ardit Koka (ne foto) nga fshati Tarazh i Rrëshenit.  Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00  të mbrëmjes së 12 shtatorit para lokalit “Everest” në qendër të qytetit të Rrëshenit.ardit-koka-1(Ne foto: Viktima Ardit Koka)Si nisi sherriMësohet se autori Alban Molla së bashku me shokët e tij janë konfliktuar fillimisht me fjalë më pas me grushta me një grup tjetër të rinjsh të cilët ishin ulur në një tavolinë tjetër të lokalit. Konflikti ndodhi jashtë lokalit.Kur ka parë sherrin, Arditi i cili edhe ai ndodhej në lokal ka shkuar të ndihmojë shokët, dhe ka goditur me grusht Alban Mollën dhe një shoqërues të tij dhe ka hyrë sërish në lokal.Kur ka dalë nga lokali jashtë e kanë pritur Alban Molla dhe shokët e tij. Sapo ka dalë në trotuarin pranë lokalit, 18 vjeçarit i është afruar autori dhe e ka goditur me thikë mu në zemër. Arditi mundi të lëvizë vetëm disa metra i plagosur dhe më pas gjeti vdekjen.  I riu humbi jetën 50 metra larg vendit ku ndodhi sherri.Disa orë më pas blutë arrestuan autorin 26 vjeçar Alban Kola, dhe  sekuestruan thikën e krimit.  Autori pranoi vrasjen.