Kukës, viti i ri mësimor nis me probleme dhe në shkolla pa xhama

Kukës - Drejtuesit e shkollave në Qarkun e Kukësit, nxënës dhe prindërit, janë mbledhur në Drejtorinë Rajonale Arsimore ku kanë kërkuar ndërhyrje pasi është skandaloz mësimi me kushte, ku nuk ka as dyer e dritare.Prindërit kërkuan shmangien e vlerësimeve fiktive, pasi nxënësit nga Kukësi në universitete, kanë evidentuar nivel shumë të dobët arsimor."Në këshillin Pedagogjik nuk ka asnjë karrige. Xhamat janë të thyer. Duket si stallë bagëtish. Numri i nxënësve është shumë i madh dhe nuk ka bazë materiale" thonë mësues e nxënës.Problemet i ka pohuar edhe drejtoresha e arsimit në Kukës, Zime Tota dhe prefekti Gjici, ku në klasat e shkollave të mëdha numri i nxënësve është mbi 45, ndërkohë ndryshime do të ketë dhe në stafet pedagogjike./nzh/oranews online/