Tiranë, tritol banesës së ish-futbollistit Bejzade
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2014, 08:05
Tiranë- Banesa e ish-futbollistit Skerdi Bejzade në zonën e Medresesë në Tiranë është bërë objekt i një shpërthimi me tritol.Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes 12 shtator, ndërsa mësohet se nga shpërthimi nuk të lënduar.Mësohet se në momentin e shpërthimit në vilën tre katëshe ndodhej vetëm e ema e Skerdi Bjezades, pasi ky i fundit ndodhet në Gjermani prej disa kohësh.Burimet policore sqarojnë se lënda plasëse është hedhur në oborrin e familjes dhe mekanizmi i shpërthimit ka qënë ai me fitil.Një hetim ka nisur policia dhe Prokuroria e Tiranës, për të saktësuar motivet e ngjarjes.Ndërkohë hetimet vijojnë dhe për gjetjen e autorëve.