Kinë, gjiganti “Huawei” rekruton shkencëtarë evropianë
Kompania kineze e telekomunikacionit, “Huawei”, do të rekrutojë qindra shkencëtarë në Evropë për aktivitetin e saj ”Kërkim dhe Zhvillim”, kryesisht për teknologjinë e smartfonëve, njoftoi François Quentin, presidenti i “Huawei France”.“Në dy apo tre vitet e ardhshme, ne do të dyfishojmë numrin e shkencëtarëve tanë në Evropë, që aktualisht janë rreth 800″, njoftoi përgjegjësi gjatë një audiokonference dje në mbrëmje.Në Francë, kompania “Huawei”, aktualisht numri tre në botën e smartfonëve pas “Samsung”-ut dhe “Apple”-it , do të hapë së shpejti qendra të reja kërkimore, kryesisht në dizajn dhe matematikë e aplikuar, me objektivin që të rekrutojë 200 shkencëtare deri në fund të vitit 2016.“Sot kompania ‘Huawei’ do të inaugurojë qendrën e saj të re ‘Kërkim dhe Zhvillim në Evropë’ ku do të studiohet prodhimi i procesorëve dhe pajisjeve të ndryshme elektronike në Sophia-Antipolis, në Nicë (jug të Francës), që nga 20 shkencëtarë do të bëhet me 30″, njoftoi François Quentin.Marrë nga: ATA