Ndoka kundër bojkotit të Bashës: S'jam pjesë. Rrëfen “incidentin” me Metën
Tiranë- Ndërsa u duk se me prezencën e tij në seancën e djeshme të Kuvendit theu vendimin e opozitës për bojkot parlamentar, kreu i demokristianëve Nard Ndoka thotë se ky vendim është i grupit parlamentar demokrat dhe se nuk ka pasur një konsultim me aleatët.I ftuar në emisionin ‘Mëngjes Express’ në RTV ‘Ora News’ me gazetarin, Enkel Demi, Ndoka nuk nguroi të shprehë kundërshtinë kundër këtij vendimi të PD. Sipas tij opozitarizmi bëhet në parlament dhe prania e deputetëve opozitarë bëhet dhe më e rëndësishme në kushtet e një Kryeministri që po çon ekonominë në kolaps.“E para vendimi për bojkot është vendim i grupit parlamentar i PD, unë nuk jam pjesë e grupit të PD. Jam deputet i listës së PD, në kuadër të një koalicioni por jam deputet i PDK-së, deputet i pavarur në Kuvend. Për fatin e keq nuk ka pasur dhe një konsultim me partitë aleate për bojkot.Jam kundër bojkotit në thelb, vendi është në Kuvend. Pavarësisht incidentit të djeshëm në Kuvend, nuk mund të ndodhë që qoftë dhe ky zoti.Meta të pengojë që unë të flas në parlanment, ka forma dhe mënyra për ta marrë fjalën edhe kundër dëshirës dhe vullnetit të mazhorancës.Prezenca në Kuvend është e domosdoshme, s’mund të jemi një opozitë që ndodhi një incident dhe të largohemi.Kam dëgjuar 20 konferenca shtypi për një incident në parlament.Për opozitën është e rëndësishme të kemi një alternativë në Kuvend, për faktin se kemi një Kryeministër që po qeveris pa opozitë në Kuvend dhe kjo i jep atij të drejtë të tejkalojë edhe ato norma logjike, nuk ka pasqyrën që të shohë veteveten dhe gabimet e tij përballë. Për faktin se ka bërë gabime me shumicë dhe opozita duhet ti vëjë në dukje dhe jo të qahet për problemet e veta. Kemi një Kryeministër që ka bllokuar të gjitha lejet e ndërtimit në vend, të cilat kanë një kosto shumë të madhe për ekonominë.Është një zinxhir që Kryeministri e ka bllokuar me dashje.Po shkojnë drejt falimentimit mjaft fabrika që janë të lidhura me sektorin e ndërtimit, kemi një Kryeministër që ka bllokuar transportin ndërurban. Kemi një Kryeministër që po bllokon lejet për ndërtimin e HEC-ve me koncesion, ka bllokuar lejet minerare për të ndryshar padrinot e tyre, po prish ndërtimet me leje dhe këto krijojnë kosto për qytetarët. Roli i opozitës është që të jetë në parlament, ta thotë fjalën e saj, ta bllokojë Kryeministrin në këtë aventurë, ta bllokojë dhe Kuvendin.Opozita këto hapësira duhet ti kërkojë për mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të tyre”.Ndoka ka rrëfyer dhe incidentin me mikun e tij Meta në seancën e Kuvendit dhe bisedën e “pajtimit” në telefon pas refuzimit për ti dhënë fjalën në Parlament.
“Pati një incident në parlament. Kreu i Kuvendit duke e parë Parlamentin si pronë të tij private, për sa kohë nuk respekton rregulloren e Kuvendit, nuk respekton opozitën.Nuk respekton deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, madje po dëgjoja dhe leximin e gazetës “Integrim” në radio nga ju që kishin diskutuar 2-3 deputetë të LSI. Kuvendi nuk është i LSI, përtej asaj privates.Ndodh, që të ketë pakujdesi, por ishte diçka e qëllimshme nga ana e kreut të Kuvendit. Ka një rregullore ku regjistrohen deputetet diskutantë dhe unë bëra me dije atë deklaratë që do të mbaja. Ai vendosi me mendjen e tij nëse do flisja në seancë apo jo. Ne patëm një bisedë telefonike pas asaj seance, unë kam marrëdhënie normale, zoti. Meta është një nga miqtë e mi.Por kjo nuk do të thotë që mund të dhunojë fjalën time, apo unë do të flas atëherë kur zoti. Meta dëshiron që të flas, apo kur atij i pëlqen se çfarë do të flas unë.Ishte një reagim imi, një pakënaqësi e ngritur. Këto janë probleme më tepër personale mes meje dhe tij”.Në emisonin e mëngjesit në RTV Ora News, kreu i PDK-së, bëri të dëgjueshëm propozimin e tij, që konsistonte në krijimin e një komisoni parlamentar për mbarëvajtjen e vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri me 21 shtator. Sipas tij, 21 shtatori duhet të ketë përmasat e një festë kombëtare dhe si e tillë Kuvendi duhet të ketë rolin e tij.“Ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme përpara,vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri, vizita e parë që bëhet në rajonin tonë, një vlerësim për vendin pikërisht prej asaj tolerance që kemi të besimeve tona dhe është vlerësim i Atit të Shenjtë për një gjë të tillë. Edhe për faktin se Ati i Shenjtë e shpalli vizitën disa ditë përpara se ne të merrnim vendimin e rëndësishëm për statusin në BE. Ndërkohë që ne na kshin paragjykuar si një vend islamik, madje ne e kishim paragjykuar dhe veten, pasi Kryeministri kishte thënë që qarqe të ndryshme islamike e pengojnë Shqipërinë. Ishte shumë domethënëse një vizitë e tillë për ne për ne.Kjo vizitë padyshim që ndihmoi për statusin pasi politika në të gjithë botën kështu operon. Duke e parë në këtë kontekst, edhe masat për pritjen në rang kombëtar lënë mjaft për të dëshiruar, kemi gjëra sporadike, të shkëputura. Ideja ishte krijimi i një komisioni parlamentar që të përfshinte dhe opozitën në organizimin e kësaj feste, është shumë e rëndësishme të kthehet në një festë komëbtare, përtej kufinjve territorialë të Shqipërisë, të merrnin pjesë dhe qytetarë nga Kosova, të gjitha besimet fetare nga Mali i Zi, Maqedonia, shqiptarët që jetojnë në Serbi. Pra përtej atyre peligrinazheve që vinë nga gjithë bota, ishte shumë e rëndëishme që gjithë trojet shqiptare të ishin prezent në këtë pjesë.Dhe për këtë kërkova krijimin e një komisioni për të ndjekur të gjithë këto probleme, për tu kujdesur dhe për protokollin, kemi parë shpesh herë që dhe protokolli jonë në evenimente të rëndëishme ka përplasje. Kemi disa protokolle që operojnë, protokolli shtetëror, i Vatikanit, i kishës, pra duhet një harmonizim mes tyre”.Për Nard Ndokën organizimi i kësaj pritje të përmasave botërore krijon një lloj paniku dhe shkon përtej një rregullimi sheshi apo rruge. Sipas tij mungon një jehonë ndërkombëtare nga qeveria, qoftë dhe përmes një spoti televiziv.“Jam në dijeni të masave, por një komision parlamentar pa e dubluar këtë veprimtari. Institucioni i Kuvendit është institucioni përfaqësues në një farë mënyre.Do të kishte një atribut tjetër. Ishte koha e përshtatshme, një përkujdesje e Kuvendit që dhe i takon të jetë brenda këtij organizimi të rëndësishëm.“Por ashtu siç ne e dimë që vizita që është e parapregatitur ka një mision akoma më të madh, është vendi i parë që Ati i Shenjtë zgjedh Shqipërinë, një vend të vogël që të bëj një vizitë për të përcjellë këto mesazhe e kthen në vëmendje botërore.Kemi 1000 gazetarë të cilët do asistojnë në Shqipëri, 60 prej tyre nga Vatikani.Ka mangësi në organizim, nuk shoh që Ministria e Brendshme, policia e shtetit, pra janë shumë hallka që duhet të funksionojnë.Nuk është autoriteti i një komisioni ndërshtetëror, autoriteti i plotë që të garantojë me përsosmëri një gjë të tillë.Pra një komision parlamentar, jo për ta dubluar një gjë të tillë, ishte i domosdoshëm. Është një ngarkesë, festë e madhe e përmasave botërore që unë e shoh me një lloj frike organizimin saj, përtej një sheshi. Ati i Shenjtë nuk ka nevojë për shpenzime të kësaj feste,por që ne ta presim me një zemër të madhe dhe bujari.Mungon jehona, qeveria shqiptare përtej disa vizitave që bëjnë në shesh, nuk ka një jehonë të përmasave ndërkombëtare qoftë dhe përmes një spoti televiziv, thirrjeje.Kjo është jehonë e përmasave lokale, si në kohën e shokut Enver që bëhet një vizitë dhe rregullohet një rrugë, një shesh, vendosen disa pemë. Nuk ka nevojë Ati i Shenjtë për të tilla sulltanete.Duhet një organizim me një festë të një përmase që me të vërtetë ta tregojë Shqipërinë në sytë e botës që është një vend europian, që ka të ardhme, që pjesa e rrugës sonë është Europa”.E ndërsa ishte lajmësi i parë që njohu shqiptarët me këtë vizitë historike, Ndoka rrëfeu sesi e mori vesh vzitën e Papa Franceskut, një ditë para se vetë Ati i Shenjtë ta deklaronte.“Unë jam Ministri i parë në historinë shqiptare që kam një marrëveshje zyrtare me Vatikanin në emër të Minsitrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë shqiptare, ku kam pasur një mbështetje gjatë punës time. Marrëveshja konsistonte se të gjitha ndërhyrjet për fëmijët deri në 12 vjeç të bëheshin në rrjetin e spitaleve të shtetit të Vatikanit pa pagesë.Këto marrëdhënie kanë vazhduar dhe më tej edhe në kuadrin politik.Dhe unë pata një informacion që e bëra publik pa krijuar xhelozi tek asnjë njeri. Vatikani e shpalli si vizitë.Nuk ishte shkelje protokolli, nuk ishte lajm që kishte rrjedhur, pasi lajmi ishte bërë zyrtyar nga kanale zyrtare të Vatikanit. Në shenjë kënaqësie të kësaj vizite e bëra publike pavarësisht se më vonë u krijuan xhelozi nga Kryeministri apo persona të tjerë. Ajo nuk është vizitë që bëhet me një ftesë nga Qeveria.Ajo është një vizitë e parapregatitur deri në detaje për ti dhënë Shqipërisë mbështetje maksimale edhe në këtë proces delikat që ne patëm përpara”.