Rritet papunësia te të rinjtë, shqiptarët i besojnë miqve për një vend pune

Tirane- Ulet niveli i papunësisë në total por rritet numri i të rinjve që nuk arrijnë të gjejnë një punë.Sipas një raportit të INSTAT të rinjtë shqiptarë mbeten më të prekurit nga papunësia.Nga të dhënat shihet se gjatë tremujorit të dytë 2014 për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 33.5 % duke pësuar një rritje me 3.3 përqind krahasuar me tremujorin pararendës.Ndërkohë po sipas INSTAT niveli i papunësisë është ulur gjatë këtij tremujori nga 18.6 në 17 .7 %.Gjatë tremujorit të dytë 2014 për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 33,5 %. Krahasuar me tremujorin pararendës, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 3,3 pikë përqindje.Një e dhënë shumë interesante në raportin e INSTAT është mënyra e gjetjes së një pune.Mesa duket zyrat e punës nuk kanë kontribuar në punësimin e shqiptarëve të cilët presin të gjejnë një punë nëpërmjet miqve.Edhe pse qeveria e majtë i ka kushtuar vëmendje të madhe hapjes së zyrave të Punës mesa duket efektet nuk kanë qenë pozitive.INSTAT bën me dije se 85% e të papunëve i drejtohen miqve apo shokëve për të filluar një punë.Përsa i përket mënyrave të kërkimit për punë, 85 % të papunëve u drejtohen të afërmve apo miqve/shokëve për të gjetur një punë.Kjo metodë e kërkimit për punë është e kombinuar dhe me aplikimin direkt tek një punëdhënës (51,4 %) si dhe me vendosjen e lajmërimeve në gazeta, studimin e lajmërimeve për vende të lira pune në gazeta.Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, personat që po kërkonin punë për herë të parë përbënin 59,2 % të punëkërkuesve të papunë.Në bazë të arsimimit përparësi dhe paga më të larta kanë ata qytetarë që kanë një shkollë të lartë më pas vijnë personat me arsim profesional të cilët kanë më shumë përparësi se qytetarët me arsim të mesëm të përgjithshëm.