Cameron: Dua të mbahem mend si njeriu që mbron vendin

Kryeministri britanik David Cameron thotë se ai dëshiron të mbahet mend si personi i cili siguroi vendin Britanisë në një Bashkim Evropian të reformuar.Cameron tha  për CNN se BE-ja shpesh ka shkuar shumë larg në punësim social, dhe legjislacionin mjedisor.Ai i qëndroi premtimit të tij për një referendum mbi anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar, nëse Konservatorët fitojnë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme."Unë shpresoj se do të mbahem  mend si dikush që bëri gjithçka që mundej për të futur ekonominë britanike përsëri në rrugën e duhur, për të forcuar shoqërinë e Britanisë dhe vendin e saj në botë, dhe për të siguruar vendin e Britanisë në Bashkimin Evropian të reformuar" tha Kamerun."Unë mendoj se  kjo është ajo që unë dua të arrij, kjo është rruga e drejtë për Britaninë.  Është në interesin tonë kombëtar, por edhe në interesin e Europës" tha kryeministri Britanik.Intervista e tij erdhi pas fjalimit në Davos për Forumin Ekonomik Botëror. Kryeministri britanik u tha udhëheqësve botërorë atje se vendet duhet të punojnë së bashku për të marrë masa të ashpra për shmangien e taksave.Cameron tha se do të ishte një "gabim i madh" të detyrosh vendet e veçanta evropiane të bashkohen në një njësi të vetme.Kryeministri Cameron tronditi peisazhin politik të Evropës këtë javë duke propozuar që britanikët të votojnë me referendum nëse do të largohen nga Bashkimi Evropian prej 27-vendesh. Udhëheqës të tjerë evropianë e akuzojnë z Cameron se po vë në rrezik të ardhmen e bllokut për shkak të nevojave të politikës së tij të brendshme.