Fjalimi i kryeministrit Kameron sjell reagime në Europë e SHBA

Fjalimi i kryeministrit britanik David Kamerun ka trazuar ujërat jo vetëm në Evropë por edhe SHBA.   Partnerët evropianë, opozita britanike, përfaqësues të ekonomisë dhe SHBA paralajmërojnë Londrën nga rreziku i izolimit në Evropë.Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Britanisë që të jetë e gatshme për kompromise në debatin mbi të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian."Evropë do të thotë gjithmonë edhe që të gjehen kompromise të drejta", tha Merkel në Berlin. Gjermania dhe unë personalisht shpresojmë që Britania e Madhe është një pjesë e rëndësishme dhe një anëtare aktive e Bashkimit Evropian" theksoi kancelarja gjermane.Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europiane cilësoi fjalimin e Kamerunit për referendumin si një lojë e rrezikshme, për arsye politike të brendshme.Presidenti francez Hollande ka thënë se respekton qëndrimin e qeverisë britanike por ka shtuar se anëtarësimi në BE sjell detyrime.  Përfaqësues të ekonomisë dhe Partia Laburiste në opozitë paralajmëruan, se shpallja e një referendumi mund ta dëmtojë ekonomikisht Britaninë e Madhe. Ed Miliband, lideri i Partisë Laburiste tha: "Cameron-i po i sjell Mbretërisë së Bashkuar vite pasigurie dhe e vë ekonominë në rreziqe të mëdha."Edhe qeveria amerikane e paralajmëroi Londrën nga rreziku i izolimit në Evropë.Kryeministri britanik David Cameron tha në fjalimin e tij në lidhje me politikën evropiane se sipas tij reformimi i BE është kusht për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE. Pa reforma ekziston rreziku, që vendi i tij të lëvizë në drejtim të largimit nga BE, tha Cameron.