Moti i acartë në SHBA, të paktën 3 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2013, 10:20
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej ditësh po vuajnë nga një i ftohtë i acartë. Temperaturat në -46 gradë celsius të regjistruara në disa zona kanë shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave deri tani.Erërat kanë ngrirë gjithë sipërfaqen e Grand Lake, 46 cm dëborë janë regjistruar në Ohio, Pensilvani dhe Nju Jork.Qindra shkolla janë mbyllur në disa shtete përfshirë Massachusetts dhe Ohajo.Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që punojnë jashtë të jenë të kujdesshëm dhe të evitojnë daljet e shpeshta nga shtëpitë.Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA tha se zona do të mbetet nën temperaturat e ulëta deri në fund të javës, kur një stuhi dëbore do të arrijë deri në Ohio dhe përmes verilindjes, e do të sjellë temperatura disi më të ngrohta.