Rekord papunësie në Spanjë, 6 milion të papunë, kryesisht të rinj

Niveli i papunësisë në Spanjë ka arritur një rekord të ri, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se norma e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2012 u rrit me 1% duke arritur në 26%, ose ndryshe në 6 milion persona që aktualisht janë pa punë.Enti i Statistikave Spanjoll, INE ka bërë të ditur se midis tyre 55% janë të rinj të moshave 16-24 vjec.Shifrat të cilat janë më të larta që nga mesi i viteve '70,vinë pas zgjatjes së recesionit spanjoll dhe shkurtimeve të thella të shpenzimeve.Ekonomia e Spanjës u zhyt në recession, pasi sektori privat la miliona punëtorë të klasit të mesëm të papunë dhe ekonomia në tërësi ra duke rrënuar besimin mes biznesit dhe konsumatorit.Shifrat, të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave, tregojnë se niveli i papunësisë në Spanjë është dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian.Ndërkohë numrat e papunësisë janë një goditje e madhe për qeverinë e kryeministrit Mariano Rajoy, i cili vitin e kaluar kishte parashikuar një normë te papunësisë prej 24.6% deri në fund të vitit 2012.Kur Rajoy mori detyrën në fund të 2011 ka qenë 5.270.000 njerëz të papunë në Spanjë.Këto shifra vijnë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar lëshoi një vlerësim të zymtë për Spanjën, duke parashikuar se ekonomia këtë vit do të tkurret me 1.5 për qind.