Senatori Kerry: Politika e jashtme është politikë ekonomike
Kanditati i Presidentit Obama për postin e Sekretarit të Shtetit gjatë mandatit të tij të dytë, Senatori John Kerry dëshmoi sot para Komisionit të Jashtëm të Senatit, një komision që ai vetë e ka drejtuar për 4 vitet e fundit. Miratimi i kandidaturës së tij nga Senati pritet të kalojë pa probleme.Senatori John Kerry, kandidatura e presidenti Obama për postin e Sekretarit të Shtetit, tha sot në seancën dëgjimore përpara Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin problemet fiskale brenda vendit që të jenë udhëheqëse në arenë ndërkombëtare.“Më shumë se kurrë, politika e jashtme është politikë ekonomike”.Senatori Kerry ka shërbyer për 28 vjet në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senat dhe e ka drejtuar këtë komision gjatë katër viteve të fundit.Gjatë seanacës së sotme ai iu përgjigj pyetjeve rreth shërbimit të tij ushtarak në Vietnam, krizës në Siri, si dhe propozimin e tubit të gazit Keyston XL, i cili pritet të shtrihet nga Kandaja në shtetin jugor të Teksasit.Zoti Kerry u paraqit përpara komisionit nga paraardhësja e tij, Sekretarja e Shtetit Klinton, e cila dje u paraqit përpara të njëjtit komision për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth sulmit vdekjeprurës të shtatorit të vitit të kaluar në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.“John Kerry është zgjedhja e duhur për të çuar përpara politikën e jashtme të administratës së presidenti Obama”, tha ajo.Presidenti Barack Obama e njoftoi kandidaturën e John Kerry-t për postin e sekretarit të shtetit në 21 dhjetor.