Sirianët “mbysin” Jordaninë, OKB: Kanë kaluar kufirin 26.500 refugjatë
Mijëra refugjatë nga Siria drejtohen cdo ditë drejt kufirit me Jordaninë.Sipas rapotit të Organizatës se Kombeve të Bashkuara numri i refugjatëve që shkojnë në Jordani është shtuar së tepërmi, deri në 3000 persona të të gjitha moshave u vijnë çdo ditë dhe të paktën 50.000 persona janë në pritje për të kaluar kufirin në Jordani.Ndërkohë që Jordania ka paralajmëruar tashmë se në qoftë se vazhdon ky fluks masiv i refugjatëve ata do të mbyllin kufirin me Sirinë.Sipas një reporteri të agjencisë së lajmeve BBC, në kampin e refugjatëve në Zaatari të Jordanisë shumë prej refugjatëve sirianë ndihen se janë të braktisur nga bota e jashtme."Çfarë të mire kanë kamerat tuaja? Ne skemi asnjë mbështetje nga askush," tha një burrë.Këshilli i Refugjatëve i OKB-së (UNHCR) tha të mërkurën se më shumë se 26.500 refugjatë sirianë kishin kaluar në Jordani që nga 1 janari, me më shumë se 10,500 të sapoardhurit vetëm në pesë ditët e fundit.Në krahasim me dhjetorin ku kishin hyrë rreth 17 mijë persona, në nëntor kanë hyrë 13 mijë dhe në tetor 10 mijë, gjë që tregon se numri po shtohet.Andrew Harper, humanitar i OKB-së dhe koordinatori në Jordani, apeloi për tu rritur ndihmat ndërkombëtare. "Gjëndja është jashtëzakonisht kritike" tha Harper për BBC-në.Harpwr, ka bërë apel për më shumë burime, dhe financim ekonomikë në mënyrë që të zgjerohet kampi, i cili tashmë është i përbushur si dhe të kenë mundësinë për të hapur dy kampe të rinj.OKB-së në Damask së fundmi ka konfirmuar se ajo kishte marrë vetëm 3% të premtimeve që ai kishte kërkuar për 2013 në apelin e Sirisë.Trupa kufitare jordaneze kanë monitoruar fluksin e sirianëve që janë larguar nga kryengritja 22-muajshe kundër presidentit Bashar al-Asad.UNHCR thotë se tani ka më shumë se 670.000 refugjatë sirianë të regjistruar dhe njerëzit presin regjistrimin në Jordani, Turqi, Liban, Irak dhe Egjipt.Zyrtarisht, Jordania ka 53.000 refugjatë dhe 151.000 të tjerë të cilët janë në pritje për t'u regjistruar. Libani ka 153.000 dhe 67.000 te tjerë janë në pritje për t'u regjistruar dhe Turqia thotë se ka rreth 157.000 refugjatë.Papunwsia nw Spanjw 6 milion persona tw papunwNiveli i papunësisë në Spanjë ka arritur një rekord tw ri, pasi tw dhënat zyrtare tregojnw se norma e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2012 u rrit me 1% duke arritur në 26%, ose ndryshe nw 6 milion persona qw aktualisht janw pa punw. enti i statistikave spanjoll INE ka bwrw tw ditur se midis tyre 55% janw tw rrinjw tw moshave 16-24 vjec.Shifrat tw cilat janw më tw larta që nga mesi i viteve '70, vijon pas zgjatjes sw recesionit Spanjoll dhe shkurtimeve të thella të shpenzimeve.Ekonomia e Spanjës u zhyt në reçesion pasi sektori privat la miliona punëtorë të klasit të mesëm të papunë dhe ekonomia në tërësi ra duke rrënuar besimin mes biznesit dhe konsumatorit.Shifrat, të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave, tregojnë se niveli i papunësisë në Spanjë është dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian.Ndwrkohw numrat e papunësisë janw një goditje e madhe për qeverinë e kryeministrit Mariano Rajoy, i cili vitin e kaluar kishte parashikuar një normë te papunësisë prej 24.6% deri në fund të vitit 2012.Kur Rajoy mori detyrën në fund të 2011 ka qenë 5.270.000 njerëz të papunë në Spanjë.Kwto shifra vijnw pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar lëshoi një vlerësim të zymtë për Spanjën, duke parashikuar se ekonomia këtë vit do të tkurret me 1.5 për qind.Besa-Keta saysok