SHBA, 35 vjet burg amerikanit për terror në Mumbai

Shtetasi amerikan me origjinë pakistaneze, David Coleman Headley, që ka luajtur rol kryesor në sulmin terrorist në vitin 2008 në qytetin e Indisë, Mumbai, është dënuar sot me 35 vjet burg në Shtetet e Bashkuara.David Coleman Headley kishte deklaruar se ndihet fajtor për mbledhjen e informacioneve për caqet potenciale në Mumbai, për militantët pakistanezë, që e kishin ndërmarrë sulmin, nga i cili u vranë 160 vetë.Ai ishte pajtuar të pranoj fajësinë në vitin 2010 për ta shmangur dënimin e mundshëm me vdekje.Atij i është premtuar se nuk do të dërgohet në Indi. Vitin e kaluar, India e ka varur të vetmin sulmues të mbijetuar në Mumbai, Muhammad Ajmal Kasab.