Australia, thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Bengazi i Libisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2013, 08:00
Australia u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të largohen mejëherë nga Bengazi i Libisë, duke cituar “një kërcënim të menjëhershëm specifik ndaj perëndimorëve”, lidhur me aksionin ushtarak francez në Mali.Kjo thirrje e Australisë u bë sot, pasi Britania, Gjermania dhe Holanda, poashtu, u kërkuan shtetasve të tyre të largohen nga Bengazi.Disa vende, për muaj të tërë, i kanë këshilluar shtetasit kundër udhëtimit në Bengazi të Libisë, e veçanërisht pas vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre amerikanëve të tjerë, gjatë sulmit në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, më 11 Shtator 2012.