Katalonja bën hapin e parë drejt pavarësisë
Parlamenti i Katalonjës ka miratuar një deklaratë të sovranitetit, hapi i parë drejt një referendumi të mundshëm për të marrë pavarësi nga Spanja.Rezoluta u miratua me 85 vota pro dhe 41 kundër, duke rritur presionin mbi Madritin zyrtar. Dy partitë kryesore nacionaliste të Katalonjës nënshkruan një pakt muajin e kaluar duke u zotuar për të mbajtur një referendum vitin e ardhshëm.Para votimit, presidenti i rajonit Arturo Mas tha se do të jetë një zgjidhje historike."Ndoshta kjo deklaratë nuk do të zgjidhë problemet tona në 24 orë, por kjo do të çojë vendin tonë drejt fatit të saj," theksoi ai.Ndërkohë kundër saj kanë votuar Partia Socialiste dhe ajo popullore, që ka pushtetin në Spanjë.Sipas deklaratës, Katalonia do të shqyrtojë procesin e saj drejt pavarësisë bashkë me autoritetet spanjolle, ato evropiane dhe bashkësinë ndërkombëtare.