Egjipt, 2 vjet nga rrëzimi i Mubarakut

Trazirat janë rikthyer sërish në Egjipt.  Policia u përlesh me protestuesit  të mbledhur në Sheshin Tahrir në kryeqytetin egjiptian, Kajro përpara përvjetorit të dytë të kryengritjes që rrëzoi nga pushteti ish  presidentin Hosni Mubarak.Kundërshtarët e presidentit Mohammed Morsi kanë paralajmëruar protesta , duke akuzuar liderin islamist se ka tradhtuar revolucionin.Të enjten mbrëma, policia u përlesh me protestuesit që u përpoqën për të hequr pengesat që bllokojnë një rrugë në Sheshin Tahrir. Përleshjet vazhduan gjatë natës, ndërsa policia ka  gjuajtur me  gaz lotsjellës për të shpërndarë kampet e  demonstruesve shesh. Të paktën tetë  përsona u plagosën, thanë zyrtarët.Ndërkohë edhe partia e Morsi , Vllazëria myslimane tha se do të mbajë protestat e vetë në rrugë, e ndërsa autoritete i druhen një përplasje me opozitën.Qeveria e re është duke u fajësuar për një thellimin e krizës ekonomike. Protesta të ngjashme priten në qytete të tjera egjiptiane. Morsi mohon  të gjitha akuzat e opozitrës.Në një fjalim gjatë ditës së  enjte që shënonte ditëlindjen e Profetit Muhamed, Presidenti Morsi iu bëri thirrje  Egjiptasve për të festuar përvjetorin e në një mënyrë të qytetëruar.