Referendumi në Skoci, sondazhet: 51% pro ndarjes, 49 kundër

Teksa kanë mbetur më pak se dy javë deri në mbajtjen e referundimit, aktivistët në betejën për të ardhmen e Skocisë kanë nisur të japin rezultate paraprake në bazë të sondazheve.Kampi që është pro pavarësisë së skocisë nga britania, thotë se vendi do të ketë një zhvillim të madh pas kësaj, ndërsa ata që janë kundër ndarjes me britaninë, mendojnë thjesht se do të fitojnë në referendum.Në 11 ditë fushtatë, të dyja palët po përpiqen të bindin votuesit e lëkundur, duke rritur ofertat e tyre, pikërisht në pikat të cilat mund të ndryshojnë rezultatin. Më 18 shtator skocezët do ti përgjigjen me po ose jo pyetjes: A duhet të jetë Skocia një vend i pavarur?Sipas një sondazhi të YouGov, zhvilluar për Sunday Times, 51% e të anketuarve do të mbështesin pavarësinë e Skocisë, ndërsa 49% kërkojnë të qëndrojnë të bashkuar me Britaninë. Sondazhi përfshin 1,084 persona, të anketuar mes datës 2 dhe 5 shtator.Ky është studimi i parë dhe i vetëm serioz në këtë fushatë. Ndërkohë ish-kryeministri laburist Gordon Broën ka fajësuar Partinë Konservatore për afrimin e betejës. Ai tha se kampi Beter Together ka vështirësi të fitojë për shkak të zemërimit ndaj politikave të koalicionit - duke përfshirë ndryshimet në dobi të strehimit dhe shkurtimet e taksave.Udheheqësi i fushatës më mirë të bashkuar Alistair Darling tha se nëse vertëtë doni që Skocia të mbetet pjesë e Britanisë, votoni më 18 shtator.Duke komentuar mbi sondazhin e Sunday Times, zëvendësministri i parë Nicola Sturgeon tha: "Ky sondazh zbulon se populli e ka kuptuar se ndarja e skocisë nga britania, do të jetë një mundësi e madhe për ta, do të ketë zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.