Shqipëri-Maqedoni, bashkëpunim për të luftuar terrorizmin fetar dhe etnik
Tiranë-Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të ketë bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun. Lajmi u konfirmuar nga dy ministrat e Brendshëm të dy vendeve.Gjatë vizitës që Ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulovska po zhvillon në Tiranë, u takua me homologun shqiptar Saimir Tahiri. Të dy shprehën gatishmërinë për bashkëpunim institucional për të luftuar, trafiqet e paligjshme, krimin dhe terrorizmin."Shkëmbyem mendime të përbashkëta për krimin, luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit, duke e konsideruar bashëkpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve tona si element thelbësor për rezultate të përbashkëta në kuadër të sfidave që kemi jo vetëm në integrimin Europian por edhe për rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve kundër lëndëve narkotike por edhe kundër terrorizmmit fetar dhe etnik. Një sfidë e cila është rajonale dhe globale", u shpreh Tahiri.Edhe ministrja e Maqedonisë e vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë, duke shprehur gatishmër për bashkëpunim kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar."Masat konkrete dhe iniciativat që dolën nga ky takim i sotëm, do ngrihen grupe në nivel rajonal që do të ketë shkëmbim informacioni që do luftojë krimin e organizuar. Para pak kohësh në Republikën e Maqedonisë u bënë ndryshime në kodin penal për ata që marrin pjesë në grupet terririste dhe besoj se me këtë kod penal do tyë parandalohen këto raste penale për tu përballur me luftën kundër terrorizmit.Bashkëpunim policor për periudhën e sezonit turistikGjithashtu mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u nënshkrua protokolli për bashkëpunimin policor në periudhën e sezonit turistik, ashtu siç u bë edhe me Kosovën. Ky protokoll është i vlefshëm për sezonin e vitit të ardhshëm.“Nënshkruam protokollin e bashkëpunimit, protokoll i cili përfshin bashkëpunimin policor në periudhën e sezonit turistik, duke bërë që të ndërtohen patrulla të përbashkëta në akset rrugore. Është një praktike e sukseshme me Kosovën dhe si e tillë do të ndihmojë edhe marrjen e masave për sezonin turistik duke përballuar edhe fluksion nga Maqedonia. Protokolli do të jetë i vlefshëm sezonin veror që vjen. Sigurova kolegën për vullentin për të ecur përpara", u shpreh Tahiri.