Vrasja absurde e shqiptarit në Itali, plumba pasi “shoi” sherrin mes të rinjve

Bari-Ndërhyrja energjike për të ndarë një sherr mes dy grupesh të rinj i kushtoi jetën një shqiptari në itali. Flori Mesuti, 25 vjeç u vra me armë zjarri në lagjen Liberta. Ngjarja ka marrë vëmendjen e gjërë të mediave italiane, shumica prej të cilave duke vlerësuar qëllimin e mirë të ndërhyrjes së shqiptarit e quajnë një vdekje absurde.Sipas mediave italiane, 25-vjeçari ka ndërhyrë në mënyrë energjike për ti ndarë të rinjtë dhe mbase mund ti ketë dhënë ndonjë të shtyrë ndonjërit prej tyre.Ky veprim duket se nuk është gëlltitur nga njëri prej personave të përfshirë në sherr, i cili ka thirrur mënjëherë një të afërm të armatosur. Ai e ka ndjekur shqiptarin, Flori Mesuti, dhe e ka qëlluar 3 herë duke i marrë jetën.Hetuesit italiane thonë se po rindërtojnë ngjarjen dhe po kërkojnë ti japin një emër autorit të vrasjes së shqiptarit, vdekja e të cilit bëhet me tragjike kur mësohet se ai është ekzekutuar në sy të një vajze me të cilën shoqërohej.Raportimi i parë për ngjarjenNjë 25-vjeçar shqiptar është ekzektutuar me armë mbrëmjen vonë të 29 gushtit në lagjen Liberta të Barit në Itali.Media italiane e identifikon shqiptarin e vrarë me emrin Flori Mesuti. (Ne foto: Rrugica ku ndodhi vrasja)Nga të dhënat e para mësohet se i riu është qëlluar me armë në kulmin e një sherri banal.Viktima është goditur me tre plumba në gjoks nga një distancë e afërt, ndërsa ishte në shoqërinë e një gruaje që mbeti e plagosur lehtë.I riu gjeti vdekjen pak minuta pasi kishte shkuar në spital.Nuk përjashtohet fakti se vrasja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vendi ku ndodhi vrasja është disa metra larg Kishës Redentore e cila kohët e fundit është kthyer në arenë e përleshjeve të reja mes dy klaneve italiane (klani Mercante dhe Strisciuglio) për kontrollin e aktiviteteve ilegale, kryesisht trafik droge.Një tjetër media lokale shkruan se viktima mund të jetë ndjekur pas nga autori për disa metra dhe më pas është qëlluar me pistoletë.Policia dhe një grup hetimor po kryejnë veprimet e duhura hetimore, informon Tgcom.