Barroso jep alarmin: Kriza në Ukrainë ka hyrë në pikën pa kthim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë shprehur "shqetësim të thellë" per veprimet e rënda të Rusisë kundër Ukrainës, duke paralajmëruar edhe sanksione të reja ndaj qeverisë në Moskë.Pas takimit të mbajtur në Milano, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Buropian, Cathrin Ashton, i ka bërë thirrje Rusisë të "tërheqë forcat e saj nga Ukraina". Edhe pse Rusia mohon ndihmën ndaj rebelëve prorusë.Baronesha Ashton tha se situata është shumë shqetësuse, pasi forcat ruse po kërcënojnë drejtpërdrejtë territorin e Ukrainës.Ndërkohë nga Brukseli, Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso paralajmëroi Rusinë se BE-ja ishte i gatshëm të shkelë parimet i tij, me qëllim zgjidhjen e krizës para se të arrihet në një pikë pa kthim.Deklarata e tij erdhi pas bisedimeve me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Ky i fundit tha se Ukraina është viktimë e "agresionit ushtarak dhe terrorit" të mijëra trupave dhe tankeve rusë.Të premten, NATO publikoi imazhet, të cilat shfaqnin kolonat e forcave të armatosura ruse brenda territorit ukrainas.Presidenti francez, François Hollande, tha sot se kriza në Ukrainë është më e madhja që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ndërkohë luftimet në lindje vijojnë, ku më të fundit u zhvilluan sot në qytetin Novosvitliv, afër Luhanskut. Sipas raportimeve, tanket ruse kanë shkatërruar thuajse të gjitha shtëpitë.Deri tani 2.600 persona kanë humbur jetën në rajonet e Doneskut dhe Luhanskut që nga muaji prill. Konflikti shpërtheu pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në muajin mars të këtij viti, gjë e cila çoi në krijimin e grupeve rebele në lindje të Ukrainës.