Indi, ekonomia u rrit me 5.7 % tremujorin e dytë të vitit
Ekonomia e Indisë u rrit në tremujorin e dytë të vitit me 5.7%, në normën më të lartë në më shumë se 2 vjet e gjysmë, tregojnë të dhënat më të fundit zyrtare.Ekonomia përgjatë periudhës prill-qershor është rritur falë rritjes së fortë në furnizimin me elektricitet, gaz dhe ujë si dhe falë rritjes në shërbimet financiare.Këto janë të dhënat e publikuara sot nga Ministria e statistikave në vend. Shifrat pozitive kanë tejklauar edhe parashikimet e ekepsrtëve të ekonomisë.Qeveria e re e Indisë ka implementuar aktualisht politika të reja për të inkurajuar investimet nga ana e bizneseve, duke përfshirë këtu edhe ndryshime në sistemin e taksave.Në nga koha kur në vend filloi punën qeveria e drejtuar nga Narendra Modi, besimi dhe ndjenja e bizneseve por edhe e konsumatorëve u rrit ndjeshëm. Investitorët nisën të investojnë sërish dhe tia besojnë paratë e tyre reformave të qeverisë, tregjet e kapitaleve lulëzuan sërish, kërkesa e konsumatorëve u gjallërua ndërsa niveli i punësimit u rrit.Edhe për pjesën e dytë të vitit të gjithë këto indikatorë i kanë bërë qytetarët edhe më optimist. E pavarësisht suksesit, pritet që kryeministri të prezantojë së shpejti të tjera masa dhe reforma të cilësuara si "Big Bang" të cilat do të ndikojnë në një rritje edhe më të madhe të ekonomisë së vendit.Këto reforma do të përqëndrohen kryesisht në rritjen e prodhimit manifakturë për sektorin e mbrojtjes dhe investime në infrastrukturë, të cilat pritet të tërheqin edhe investitorë të huaj.Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia e Indisë u rrit me 4.6%.Në mbarë Azinë, India po drejton rritjen ekonomike, pasuar nga Kina dhe Japonia, ndonëse këto dy të fundit në norma më të moderuara. Në periudhën prill-qershor në Indi, sektorit i prodhimit u zgjerua me 3.5%. sektori i minierave u rrit me 2.1% ndërsa sektori i ndërtimeve përjetoi një bum me 3.4%, kryesisht në New Dehli.